Gjyqtarët e Kushtetueses refuzuan t’i marrin pagat pa rritje

11.07.2018 18:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Gjyqtarët e Kushtetueses refuzuan t’i marrin pagat pa rritje

Edhe pse ka kaluar një muaj nga koha kur u bë publik vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili jepte dritën e gjelbër vendimit të Qeverisë Haradinaj për ngritjen e pagave, vetë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk e kanë marrë pagën me rritje siç përcaktohet me vendim.
7 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të cilët vlerësuan se vendimi i Qeverisë nuk bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, megjithatë nuk i kanë pranuar pagat e tyre me rritjen që u shkaktoi vendimi i Qeverisë.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Drejtori i Zyrës për Komunikim dhe Informim në Gjykatën Kushtetuese, Veton Dula.

“Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk i marrë pagat me rritje”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit Dula.

Më 21 dhjetor të vitit të kaluar u raportua se kryeministri Haradinaj do të ketë një pagë që arrin dyfishin e asaj aktuale. Krejt kjo pasi që në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u votua një vendim sipas të cilit rroga e Haradinajt do të ishte hiç më pak se 2 mijë e 950 euro. Paga e kryeministrit para rritjes ishte 1 mijë e 443 euro.

Përveç pagës së kryeministrit, vendimi i Qeverisë preku edhe pagat e ministrave, zëvendësministrave, këshilltarëve politikë, shefave të kabineteve e zyrtarëve tjerë brenda Qeverisë së Kosovës që përfituan rritje të ndjeshme në pagat e tyre.

Vendimi i Qeverisë për ngritjen e pagave pati jehonë të madhe në publik dhe u kundërshtua e u ironizua fuqishëm në opinionin publik ndërsa rreth një muaj më pas, Agjencia Kundër Korrupsion e Kosovës nxori një opinion ku gjeti se ka pasur konflikt të interesit me rastin e ngritjes së pagave.

“Vendimi i Qeverisë i datës 20.12.2017 nuk mund të cilësohet si konflikt interesi për të gjithë ata të cilët janë përfitues nga nxjerrja e këtij vendimi. Konflikti i interesit është paraqitur tek zyrtarët e lartë të cilët me votën e tyre kanë ndikuar që Vendimi të jetë në interes të tyre për përfitime personale”, konstatoi AKK në opinionin e saj.

Më tej AKK kishte rekomanduar anulimin e vendimit për rritjen e pagave.

“Prandaj, përmes këtij Opinioni, AKK rekomandon që Vendimi të kthehet në rishqyrtim, duke shfrytëzuar mënyra tjera ligjore të cilat nuk bien ndesh me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe legjislacionin tjetër relevant në fuqi”, rekomandoi AKK.

Edhe pse AKK përmes opinionit ishte shumë e qartë se ka pasur konflikt të interesit, Qeveria e Kosovës nuk e përfilli këtë opinion fillimisht por pas disa ditësh, kryeministri Haradinaj njoftoi për pezullimin e këtij vendimi edhe pse e quajti të ndikuar politikisht.

“Pas kërkesës së 30 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për nivelizim të pagave, të marrë më 20 dhjetor nga Qeveria e Kosovës, kam vendosur që përkohësisht, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ta kërkoj pezullimin e këtij vendimi”, shkroi Haradinaj.

Saktësisht më 11 qershor të këtij viti, Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin e saj sipas së cilit vendimi i Qeverisë Haradinaj nuk kishte cenuar Kushtetutën e vendit.

Në ndërkohë, edhe pse Agjencia Kundër Korrupsion vazhdon të theksoj se vendimi për ngritjen e pagave përbën konflikt të interesit, Qeveria e Kosovës e ri fuqizoi vendimin për ngritjen e pagave dhe pagat u morën në rritje prej zyrtarëve që i influencon ky vendim, duke përfshirë gjyqtarët dhe prokurorët.

Gjykata Kushtetuese nuk e ka trajtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës fare nga aspekti i konfliktit të interesit duke përmendur vendimin e AKK-së në këtë drejtim.

KALLXO.com ditën e publikimit të vendimit raportoi se si vetë gjyqtarët e Kushtetueses në mënyrë indirekte i kishin ngritur pagat e tyre.

Vetë Ministri i Financave në Kabinetin Haradinaj, Bedri Hamza u raportua se nuk e ka pranuar pagën me rritje.

Në ndërkohë, përkundër se KALLXO.com ka kërkuar të dijë arsyen se pse gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk e kanë marrë pagën me rritje, nuk ka pranuar ndonjë përgjgije gjatë ditës së sotme.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kalaja e Novobërdës vizitohet edhe gjatë vapës së gushtit

Kalaja e Novobërdës vizitohet edhe gjatë vapës së gushtit

Draft-statuti i Asociacionit ende s’është dërguar në Bruksel

Draft-statuti i Asociacionit ende s’është dërguar në Bruksel

Kujdes nga këto ushqime, bllokime masive në disa qarqe të Shqipërisë

Kujdes nga këto ushqime, bllokime masive në disa qarqe të Shqipërisë

Merkel: Ndryshim i kufijve në Ballkan s’mund të ndodhë

Merkel: Ndryshim i kufijve në Ballkan s’mund të ndodhë

Gjuha shqipe ende nuk gjen përdorim në institucionet maqedonase

Gjuha shqipe ende nuk gjen përdorim në institucionet maqedonase

Thaçi kërkon bashkëpunim me partitë politike për bashkimin e Luginës me Kosovën

Thaçi kërkon bashkëpunim me partitë politike për bashkimin e Luginës me Kosovën

Policia i ka ndërmarrë të gjitha masat për të ofruar siguri në ndeshjen Prishtina-Drita

Policia i ka ndërmarrë të gjitha masat për të ofruar siguri në ndeshjen Prishtina-Drita

E ka në duar kuletën e shtetit, por ministri Hamza ha në qebaptore

E ka në duar kuletën e shtetit, por ministri Hamza ha në qebaptore

AKP transferon 44 milionë euro në buxhetin e Kosovës

AKP transferon 44 milionë euro në buxhetin e Kosovës

Në Burim të Malishevës nis realizimi i dy projekteve

Në Burim të Malishevës nis realizimi i dy projekteve

Rada Trajkoviq kërkon shtyrje të zgjidhjes për Kosovën

Rada Trajkoviq kërkon shtyrje të zgjidhjes për Kosovën

Fillon punën zyra për ankesa dhe kërkesa të pasagjerëve në Aeroportin e Prishtinës

Fillon punën zyra për ankesa dhe kërkesa të pasagjerëve në Aeroportin e Prishtinës

Edhe Memli Krasniqi kundër idesë së Thaçit për korrigjimin e kufijve

Edhe Memli Krasniqi kundër idesë së Thaçit për korrigjimin e kufijve

Godet një këmbësor në Gjakovë, policia në kërkim të vozitësit

Godet një këmbësor në Gjakovë, policia në kërkim të vozitësit

Kosova pret thirrjen nga Brukseli për diskutimin e draftit të Asociacionit

Kosova pret thirrjen nga Brukseli për diskutimin e draftit të Asociacionit

Kur do të mbahet testi i dytë i maturës dhe sa nxënës do t’i nënshtrohen

Kur do të mbahet testi i dytë i maturës dhe sa nxënës do t’i nënshtrohen