Gjykata Speciale shpëton ose shkatërron Koalicionin PDK-LDK!

E publikuar: 26/06/2015 09:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kurrë nuk e ka thënë kush por është një prej atyre sekreteve publike në politikën e Kosovës që Koalicioni i Qeverisë PDK-LDK me Kryeministrin nga radhët e LDK-së qe bërë pikërisht për ditën  e sotme. Ajo që në Kosovë i themi “bashkësia ndërkombëtare” e që me të nënkuptohen sidomos amerikanët por edhe gjermanët, ndikuan konkretisht dhe skajshmërisht që shumica pothuajse absolute në Kuvendin e Kosovës të bëhej pikërisht për “sigurimin” e votave për Gjykatën Speciale.

Sot, PDK dhe LDK, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa e kanë testin e parë të madh dhe vendimtar: votimin e Gjykatës Speciale. U votuan ndryshimet kushtetuese- koalicioni shpëton. S’u votuan këto ndryshime- koalicioni dështon! Kjo gjë jo vetëm që dihet por edhe do të shihet! /Gazeta Blic