Gjykata Speciale e fton edhe një ish-ushtar në Hagë

E publikuar: 27/03/2019 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe një ish-luftëtar të UÇK-së.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Organizata e Veteranëve të Luftës, raporton lajmi.net.

Përmes një njoftimi, OVL e UÇK-së, ka paralajmëruar një konferencë për media ku do të prezantohet edhe një bashkëluftëtarë, i cili tashmë ka marrë ftesën për në Hagë.

Konferenca do të mbahet në orën 14:30.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se sot më 27 mars 2019, ora 14:30, në selinë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të mbahet konferencë për media, ku do të prezentohet një nga bashkëluftëtarët tanë, i cili ka marrë ftesë për intervistim në Gjykatën Speciale në Hagë.