Gjykata e Apelit liron Mijallkovin nga burgu

E publikuar: 28/03/2019 16:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mijallkov së shpejti do të lirohet nga burgu hetues i Shutkës “Shkup”, për të përfunduar në burgim shtëpiak. Ky është vendimi i fundit i gjykatës së Apelit, e cila i ka pranuar ankesat e Mijallkovit për ti ndërprerë masën e paraburgimit.

Mijallkov para gjyqtarëve të Apelit kishte përsëritur se ka dhënë fjalën dhe nuk do të arratiset, dhe se fjala e tij qëndron ende, derisa Prokurorja speciale Fatime Fetai kishte kërkuar që i njëjti të vazhdon të qëndrojë në paraburgim.

Mijallkov u dënua me vendim të gjykatës së shkallës së parë për rastin e PSP-së “Titanik 2”, atij i janë shqiptuar 3 vjet burg. Në rastin e njëjtë u dënuan edhe Menduh Thaçi, të cilit iu shqiptuan 3 vjet burg e 2 muaj, Bedredin Ibraimi me 4 vjet e 6 muaj burg, ndërsa Vlatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska me nga 3 vjet burg./alsat m/