Gjuriq: Serbia humbi 500 milionë euro nga taksa e Kosovës

E publikuar: 02/05/2019 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marko Gjuriq ka folur për dëmet e mëdha financiare të pësuara nga Serbia si rezultat i taksës nga Kosova.

Nënkryetari i Partisë Popullore Kombëtare Serbe, Marko Gjuriq ka thënë se taksa e Kosovës i ka shkaktuar Serbisë dëme prej mbi 500 milionë euro në nivel vjetor, transmeton Lajmi.net.

Ai njëherit ka drejtuar një pyetje ndaj Prishtinës zyrtare se ” kush është përgjegjës për kontrabandën në territorin e Kosovës dhe kompanitë e të cilave përfitojnë nga taksat mbi mallrat serbe?”.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën në konferencën për shtyp ka thënë se janë të pavërteta deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi sa i përket dëmeve që kjo taksë i ka shkaktuar Serbisë.