Gjuriq: Serbët të garojnë të bashkuar në zgjedhje

E publikuar: 29/08/2019 10:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbët duhet të flasin në mënyrë të bashkuar dhe të unifikuar, të mblidhen rreth Listës Serbe dhe të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Kështu ka deklaruar drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Ai i tha RTS-së se vendimi për të shkuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të merret së bashku, dhe se Lista Serbe është një instrument i rëndësishëm për ushtrimin e të drejtave të serbëve në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

Partitë opozitare serbe nga Kosova kanë firmosur të mërkurën pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, që mbahen më 6 tetor, transmeton Klan Kosova.