Gjini komenton shkarkimin e Boltonit, e përgëzon Haradinajn në gjuhën turke

E publikuar: 10/09/2019 21:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ardian Gjini, kandidatë për deputetë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka komentuar shkarkimin e John Boltonit, këshilltar i presidentit amerikan, Donald Trump.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjini ka shkruar se sikur të kishin pranuar ndryshimin e kufijve do të kishim qenë “edhe fikt edhe flliqt”.

Ndërsa ka zgjedhur një fjalë në gjuhën turke për ta përgëzuar Haradinajn.

“Sikur ta kishim pranuar ndryshimin e kufijve sot do të kishim qenë ‘edhe fikt edhe flliqt’. Aferim Ramush Haradinaj!”, ka shkruar Gjini.

Presidenti amerikan, Donald Trump, sapo ka njoftuar se e ka shkarkuar nga detyra këshilltarin e tij për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Trump njoftimin e ka bërë përmes një postimi në Tëitter, ku ka thënë se nuk është pajtuar me shumë sugjerime të Boltonit.

“E informova John Boltonin mbrëmë se shërbimi i tij nuk është më i nevojshëm në Shtëpinë e Bardhë. Unë fuqishëm nuk po pajtohesha me disa nga sugjerimet e tij, ashtu sikur të tjerët në Administratë, prandaj e pyeta Johnin për dorëheqje, të cilën e dha këtë mëngjes. E falëndëroj Johnin shumë për këtë shërbim”, ka shkruar ai.