Gjilani vazhdon me përforcime, nënshkruajnë Magani dhe Meireles

E publikuar: 05/07/2018 19:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

SC Gjilani ka vazhduar përgatitjet për edicionin e ri.

Skuadra bardh e kuq ka bërë edhe dy transferime të reja.

Endrien Magani nga kategoria superiore e Shqipërisë dhe Lucas Marcos Moreira nga elita e futbollin maqedonas kanë zbarkuar në Gjilan.

Dyshja është prezantuar me fanellën e klubit.

Mbrojtësi Magani së fundmi ka qenë pjesë e Lushnjës në Superligën shqiptare.

Ndërkohë sulmuesi brazilian ishte në futbollin maqedonas tek Renova. /Telegrafi/