Gjilani me dhjetëra aktivitete për 20-vjetorin e çlirimit

10.06.2019 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Gjilani me dhjetëra aktivitete për 20-vjetorin e çlirimit

 Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të mbahen dhjetëra aktivitete në shënim të 20-vjetorit të çlirimit për pesë ditë me radhë, prej 11-15 qershor.

Aktivitetet do të fillojnë me homazhe tek varri i Beqir Musliut më 11 qershor, në ora 10:00,  ndërsa në ora 11:00 bëhet shpallja e çmimit “Beqir Musliu” tek biblioteka e qytetit.

Më 12 qershor, mbahet seancë solemne kushtuar 20-vjetorit të çlirimit në ora 12:00, ndërkohë që në ora 13:00, në sheshin Rexhep Mala e Nuhi Berisha, bëhet parakalimi i njësiteve të FSK-së, Policisë së Kosovës, Njësitit të Zjarrfikësve, mantelbardhëve, rojet e pyjeve, artizanatet, fëmijët parashkollor, ekspozitë e hapur me performancë artistike nga shkolla e artit pamor dhe shkollës së muzikës.

Të enjten në ora 10:30 bëhet ndarja e çmimeve “Agim Ramadani”, “Idriz Seferi” dhe “Hanumshahe Abdullahu- Zymberi” tek zyra e kryetarit,  kurse në ora 11:00  – ngjarja Lexim dhe recitim për 20-vjetorin jubilar të ditëve të çlirimit në Bibliotekën e Qytetit.

Më 14 qershor janë të paraparë pesë aktivitete, duke filluar me mbjelljen e luleve te mobileria “Palma” në ora 10:00, vrapimi nga fëmijët e lindur në vitin e Pavarësisë në ora 11:00, inaugurimi i Shtëpisë së Kulturës në Përlepnicë në ora 12:00, ndarja e çmimeve për shkollat fituese në garat e diturisë, ndarja e mirënjohjeve për shërbyesit civil në Shëndetësi,  Bujqësi, Zhvillim Ekonomik dhe Arsim tek kampusi i shkollave të mesme, për të përfunduar me shpalljen e më të dalluarve  në kulturë, rini dhe sport në ora 19:00, në hotel “Astoria”.

Aktivitetet përmbyllën të shtunën më 15 qershor, pikërisht në ditën e çlirimit të Gjilanit, ku fillimisht në ora 10:00 bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve, ndërsa në ora 12:00 mbahen dy ngjarje, shfaqja për fëmijë ”Beli, Blerta dhe Balena Blu” në teatrin e qytetit dhe Trekëndëshi Poetik i Paqes dhe ndarja e çmimit “Beqir Musliu”, në shkollën fillore në Shurdhan.

Në ora 13:00, Shoqata e Historianëve “Ali Hadri” organizon simpozium  për figurën e Mulla Idriz Gjilanit, në bibliotekën e qytetit, ndërsa në ora 19:00 inaugurohet Sheshi – Jug me performancë artistike nga ansambli “Gjilani”.

Aktivitetet përmbyllen me pritjen e organizuar nga kryetarit Lutfi Haziri në ora 21:00 tek hotel “Astoria”. /Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Gjilani me dhjetëra aktivitete për 20-vjetorin e çlirimit

Gjilani me dhjetëra aktivitete për 20-vjetorin e çlirimit

Mullisët dhe Agjencia e Ushqimit me mospajtime rreth cilësisë së miellit

Mullisët dhe Agjencia e Ushqimit me mospajtime rreth cilësisë së miellit

Nis bixhozi i paligjshëm në Kosovë, policia konfiskon mijëra euro

Nis bixhozi i paligjshëm në Kosovë, policia konfiskon mijëra euro

Regjistrimi i popullsisë, opozita maqedonase kërcënon me bojkot

Regjistrimi i popullsisë, opozita maqedonase kërcënon me bojkot

Krasniqi: Thelbi i tensioneve në Shqipëri është lufta për kontrollin e tregjeve ekonomike

Krasniqi: Thelbi i tensioneve në Shqipëri është lufta për kontrollin e tregjeve ekonomike

Në Gjilan u inaugurua projekti për avancimin e zyreve të e prokurimit, donacion i USAID’it

Në Gjilan u inaugurua projekti për avancimin e zyreve të e prokurimit, donacion i USAID’it

Gjykata e Apelit ka vetëm dy gjyqtarë që merren me çështje ekonomike

Gjykata e Apelit ka vetëm dy gjyqtarë që merren me çështje ekonomike

Beqaj: Synojmë krijimin e punësimit përmes ngritjes së aftësive eksportuese

Beqaj: Synojmë krijimin e punësimit përmes ngritjes së aftësive eksportuese

Labinot Tahiri takon Haradinajn, e falenderon për fillimin e asfaltimit të një rruge

Labinot Tahiri takon Haradinajn, e falenderon për fillimin e asfaltimit të një rruge

Jahjaga jep detaje për agjendën e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s

Jahjaga jep detaje për agjendën e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s

Shala: Akreditimi kontribuon në zhvillimin ekonomik përmes reduktimit të kostove të tregtisë dhe të bërit biznes

Shala: Akreditimi kontribuon në zhvillimin ekonomik përmes reduktimit të kostove të tregtisë dhe të bërit biznes

Haradinaj gazetarëve nga Vjena: Kosova është serioze në dialog

Haradinaj gazetarëve nga Vjena: Kosova është serioze në dialog

Hoxhaj: Pika kufitare Stanqiq-Bellanoc gati në fund të gushtit

Hoxhaj: Pika kufitare Stanqiq-Bellanoc gati në fund të gushtit

Vuçiq tregon kërkesën që ia paraqiti Palmerit për Kosovën

Vuçiq tregon kërkesën që ia paraqiti Palmerit për Kosovën

Ilir Meta anulon zgjedhjet në Shqipëri

Ilir Meta anulon zgjedhjet në Shqipëri

Joseph: S’ka seriozitet në dialog pa rol udhëheqës të SHBA-së

Joseph: S’ka seriozitet në dialog pa rol udhëheqës të SHBA-së