Gjiganti gjerman konsideron transferimin e Draxler

E publikuar: 21/08/2017 18:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bayern Munchen po e konsideron transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Julian Draxler, sipas Westdeutsche Allgemeine Zeitung.

E ardhmja e Draxler te PSG është e pasigurt pas ardhjes së Neymar, dhe ai është lidhur po ashtu me një kalim te Arsenal, Liverpool dhe Manchester United.

Sidoqoftë, kampionët e Gjermanisë po synojnë të bëjnë një ofertë prej 40 milionë eurosh që ta kthejnë Draxler në Bundesligë.