Gjermania kërkon bashkëpunim nga Rusia

E publikuar: 08/12/2016 09:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, kërkoi nga Rusia që të ndihmojë në uljen e tensioneve në Evropë
Steinmeier takoi homologun rus, Sergei Lavrov, në prag të takimit të përfaqësuesve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, i cili nis sot në Hamburg.

Zyra e Steinmeierit tha se ministri gjerman i ka kërkuar Lavrovit më shumë bashkëpunim nga Moska, si dhe “armëpushim të menjëhershëm humanitar në Siri”.

Afro 50 ministra të Jashtëm do të ndjekin samitin dyditësh të OSBE-së, i cili pritet të dominiohet nga krizat në Siri dhe Ukrainë./REL/