Gjendet pa shenja jete një person në Skënderaj

E publikuar: 28/06/2020 10:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është gjetur pa shenja jete një person nga fshati Izbicë i Skënderajt mesnatën e së shtunës, shkruan infosot.

Vdekjen e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Shtëpinë e Shëndetit. E Policia e Kosovës e ka cilësuar këtë rast si vdekje e dyshimtë dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Ky është njoftimi i plotë:

“Fsh.Izbicë, Skenderaj, 27.06.2020-01:00. Raportohet se nga familjaret e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull  kosovar. Viktima ishte dërguar në Shtëpinë e Shëndetit ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me  vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.