Gionee prezantoi telefonin inteligjent Elife E8

E publikuar: 09/10/2015 01:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gionee prezantoi telefonin inteligjent të cilësisë së lartë, Elife E8. Telefoni kushton 539 dollarë dhe do të shitet nga dyqani në internet Snapdeal.

Elife E8 ka ekran 6.0 inç, QHD AMOLED, procesorin MediaTek Helio X10, 3GB RAM, 64 GB hapësirë të brendshme, kamerë të pasme 24 megapikselë me stabilizuesin optik të imazheve, kamerë ballore 8 megapikselë me vetë-fokusim, video 4K, sensor për gjurmët e gishtave, bateri me kapacitet 3500mAh dhe sistemin operativ Android 5.1 Lollipop. Telefoni do të mund të blihet duke filluar nga 12 tetori.