Gianni Infantino, tjetër kandidat për president të FIFA-s

E publikuar: 26/10/2015 14:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zgjatet lista e kandidatëve për postin e presidentit të FIFA-s. Sipas mediave britanike, Gianni Infantino, Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, ka vendosur të garojë për postin më të lartë në qeverinë e futbollit botër në zgjedhjet që do të mbahen në fund të Shkurtit të vitit të ardhshëm. Sipas dhe Guardian, të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, do të përkrahin italo-zvicëranin në këtë garë, që pritet të ashpërsohet me afrimin e datës së zgjedhjeve. Ifantino, i cili konsiderohet krahu i djathtë i Michel Platinisë, do të jetë një rival i kreut aktual të UEFA-s, që gjithashtu e ka shprehur hapur dëshirën për të pasuar Blatter.

Mirëpo pezullimi 90-ditor i Platinisë nga të gjitha funksionet që mban nga Komisioni i Etikës në FIFA për cështjen e 2 milionë Eurovë të derdhura në llogarotë e tij nga nga Blatter në periudhën 1999-2002, mund ta pengojë francezin të zyrtarizojë kandidturën

Nëse Gianni Infanino e zyrtarizon kandidaturën e tij, do të jetë përsoni i shtatë që kërkon të zërë vendin e Sepp Blatter. I fundit në radhë ishte Sheikh Salman bin Ebrahim Al Khalifa, që mban postin e Presidentit të Konferetatës së Azisë./ss/