“Gazetta dello Sport”: Spoti i Digitalb gjenial!

E publikuar: 06/06/2015 21:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Finalja e Champions League bëhet edhe një herë akoma më madhështore në Digitalb. Në kryeqendrën e gjermanisë në Berlin, Juventusi dhe Barcelona do të përballen për të fituar kurorën e mbretit të Europës, por familja e të gjithë shqiptarëve Digitalb e ka fituar më parë atë. Për të dytën herë në 3 vitet e fundit spoti publicitar i finales më të madhe të futbollit për klube në kontinent fiton vëmendjen e mediave europiane. Kështu “Gazetta dello Sport” në Itali ka vlerësuar së tepërmi spotin promocional të sfidës Juventus – Barcelona. Pasi ka vlerësuar këtë spot, gazeta më e madhe sportive në Itali me tituj të mëdhenj shkruan “Juve – Barca një sfidë shahu. Spoti promocional i tv Shqiptar Digitalb”. Ndërkohë më poshtë “Gazeta dello Sport” shtron pyetjen “a mund të luhet në shah një sfidë e tillë?”.

Përgjigja e vetë gazetës është e tillë duke evidentuar edhe një herë idenë gjeniale të spotit të krijuar nga Digitalb. “Duket që po, përqendrim, skema dhe emra të mëdhenj dhe …. shah mat. Në këtë mënyrë tv shqiptar Digitalb paraqet sfidën finale ndërmjet dy mjeshtrave të mëdhenj Masimiliano Allegri dhe Luis Enrique”. Ky nuk është rasti i parë kur spotet promocionale të Digitalb për finalen e Champions League vlerësohen nga mediat botërore, pasi kujtojmë që promoja e finales së Wembley dy vite më parë midis Bayern Munchen – Borusia Dortmund bëri xhiron e botës për idenë dhe realizimin e tij./supersport.al/