Gazetari i të përjavshmes së Beogradit, “Vreme”, Andrej Ivanji, i deklaroi gazetës “Novi dan” se “çështja e Kosovës për Perëndimin është zgjidhur më 1999, kur praktikisht Serbia u tërhoq nga Kosova”, transmeton Koha.net.
“Serbia nuk do të bëhet anëtare e Bashkimit Europian pa njohjen e pavarësisë së Kosovës, ose diçka që i përngjanë shumë njohjes”, është shprehur Ivanji.
“Karrigia në Kombet e Bashkuara, marrëveshja juridike detyruese… ndoshta në atë marrëveshje nuk do të shkruajë se Serbia njeh pavarësinë e Kosovës, por do të jenë të gjitha elementet e de facto të njohjes së pavarësisë”, është shprehur ai, transmeton Koha.net.
Sipas mendimit të tij Serbia nuk ka hapësirë manovruese dhe shton se “ajo që po bën Qeveria e Serbisë hap pas hapi po e rrumbullakon pavarësinë./koha.net/