Gazetari italian zbulon pasurinë marramendëse të Nënës Terezë

E publikuar: 13/11/2017 10:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëna Terezë ka pasur aq shumë para në Bankën e Vatikanit që pa paratë e saj banka nuk kishe mundur të punojë, pretendon gazetari italian Gianluigi Nuzzi.

Ai në librin e tij “Mëkati lindor” ka shkruar për “sekretet më të errëta të Vatikanit” dhe pretendon se Nëna Terezë ka pasur më së shumti para në Bankën e Vatikanit kur për president të saj ishte emëruar kryepeshkopi amerikan Paul Marcinkus, transmeton Indeks.hr.

“Sikur Nëna Terezë ta kishte mbyllur llogarinë apo t’i kishte transferuar paratë në ndonjë bankë tjetër, institucioni do të përjetonte kolaps”, ka shkruar Nuzzi dhe ka pretenduar se zbulimi i llogarisë së Nënë Terezës është “provë e përzierjes shumëvjeçare të Marcinkus-it në punët e Vatikanit”.

“Në Vatikan ekziston një grup i fuqishëm i cili po i ndalon reformat e Papës Françesko, siç ishte rasti edhe me Papën Benedikt”, ka shkruar Nuzzi.