Gazeta serbe: Shqipëria do të bëhet lidere e re në Ballkan

E publikuar: 09/07/2015 16:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E përditshmja serbe “Blic” shkruan se Shqipëria do të jetë lidereja e re në Ballkan. Sipas kësaj gazete Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania po pranojnë një rend të ri në Ballkan ku udhëheqëse do të jetë Shqipëria.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të drejtohen dhe të hyjnë në BE por së pari këto vende duhet ti japin prioritet sundimit të ligjit dhe zhvillimit të një ekonomie tregu. Vendet e Ballkanit duhet të forcojnë normalizimin e  marrëdhënieve me fqinjët gjë që për Serbinë është e vështirë të përmbushet.

Perëndimi kërkon të arrijë ‘pacifizmit’ e nacionalizmit serb, për të hyrë në NATO, shpërbërjen e Republikës Serbe si dhe kënaqjen e  shqiptarëve në të gjithë territoret ku jetojnë”, shkruan kjo e përditshme.

Sipas Ivan Vojvoda nga “Fondi Marshall”, Serbia mbetet e fundit për të rregulluar imazhin në sytë e Perëndimit./zeri/