Gattuso rrezikon mungesën në derbi

E publikuar: 10/03/2019 17:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso rrezikon të mos jetë në pankinë në ndeshjen e rëndësishme që skuadra e tij do të luajë ndaj Interit në kampionatin italian të futbollit.

Tekniku i kuqezinjve u përjashtua pas një debati të ashpër me arbitrin, por skualifikimi i ish-mesfusorit energjik nuk është as automatik dhe as diçka e shkruar në rregullore.

Nëse Gattuso do të jetë në stol në derbin ndaj Interit, këtë do ta vendosin delegatët dhe raporti i tyre i cili u shkrua pas fitores së kësaj fundjave ndaj Chievo. Arbitri Paireto e ndëshkoi trajnerin për protestat e mëdha mbi një faull në dëm të Paqueta, me brazilianin që qëndronte në fushë mes dhimbjes, për ndërhyrjen e Dusi.

Për Gattuson po projektohet një gjobë, por në rast se fjalët e tij ndaj gjyqtarëve kanë qenë të rënda, ai do të mund ta shohë derbin e San Siros vetëm si spektator.

Vendimi për të nga Disiplina do të merret të martën.