Gattuso: Milani reagoi mirë

E publikuar: 30/11/2018 06:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gennaro Gattuso ka lëvduar rikthimin e Milanit ndaj Dudelanget për të fituar me rezultat 5-2.

Skuadra nga Luksemburgu që kishte zhvilluar takim me Dritën në kualifikimet për Europa League bëri probleme për Milanin, duke pasur epërsinë në pjesën e dytë.

Por, sulmet e mëdha të Milanit u shpaguan, duke triumfuar në fund me rezultat 5-2.

“Pas golit të barazimit, frika u instalua te kundërshtari, por ne kishim qasjen e duhur”.

“Nuk ka ndonjë gjë që mund të quhet ndeshje e lehtë. Dudelange di si të pasojë, ata nuk kanë qëndrueshmëri të mirë, pasi që shihet nga numri i golave i pranuar në fund, por ata dinë të bëjnë probleme”.

“Është e vështirë të luash mirë dhe të fitoni dhe ekipi luftoi shumë”, u shpreh Gattuso.

Cutrone shënoi golin e katërt dhe ai lëvdoi lojtarin për teknikën e treguar.

Milani arrin që të kualifikohet kështu në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Evropës. /Telegrafi/