Gattuso do të rinovojë javën e ardhshme me Milanin

E publikuar: 21/03/2018 11:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gennaro Gattuso mund të nënshkruajë me Milanin marrëveshjen e re për rinovim të kontratës para ndeshjes me Juventusin. 

Lojtari erdhi si zëvendësues i Vincenzo Montellas, në nëntor, pasi Rossonerët ishin në formë shuam të dobët.

Ai ishte trajneri më pak i paguar më Serie A me 120 mijë euro në sezon, por klubi tani i ka siguruar një marrëveshje të re.

Gennaro Gattuso. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Sipas Gazzetta dello Sport, drejtori i përgjithshëm Marco Fassone, do të takohet me Gattuson javën që vjen.

Të martën mund të kemi marrëveshjen e re për kontratën.

Gennaro Gattuso po ka sukses me Milanin. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Rino do të nënshkruajë deri në vitin 2020, me pagë prej 1.2 milionë euro në sezon.

Marrëveshja e re do të bëhet e ditur para ndeshjes me Juventusin. /Telegrafi/