Gashi shpërthen me tregolësh, shënon edhe Albian Ajeti

E publikuar: 28/10/2015 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkëlzen Gashi i jep një “shuplakë” për mosaktivizimin në vazhdimësi trajnerit të Baselit, Urs Ficher në ruandin e 1/8-ve të Kupës së Zvicrës. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare realizoi një tregolësh në fitoren e thellë 5-1 në fushën e Muttenz, duke konfirmuar se nuk është një lojtar që mund të qëndrojë në stol e aq më tepër të lihet në tribunë për kaprico të trajnerit.

Në pjesën e parë 10 minuta pasi Haegh kishte kaluar në avantazh Baselin, Gashi realizoi sërish për kampionët e Zvicrës, që në pjesën e dytë e patën edhe më të lehtë për të siguruar kualifikimin falë kualitetit të 26-vjecarit shqiptar, i cili shënoi edhe dy gola të tjerë në minutat 62 dhe 72, për ta bërë të pavlerë rrjetën e vendasve të shënuar më 11 metërsh në fillim të fraksionit të dytë.

Goli i pestë i Baselit u realizua me 11-metërsh nga një tjetër shqiptar, pikërisht nga i riu Albian Ajeti, i cili është vëllai i mbrojtësit kuqezi Arlind Ajeti.

Në këtë takim u aktivizua nga minuta e parë edhe mbrojtësi Naser Aliji, ndërsa Taulant Xhaka qëndroi në stol.