Gashi në Javën Evropiane të Sportit: Jam i fokusuar që të avancoj sportin e Kosovës

23.09.2019 14:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Gashi në Javën Evropiane të Sportit: Jam i fokusuar që të avancoj sportin e Kosovës

Për një javë, nga 23 deri më 30 shtator, në Kosovë do të organizohet Java Evropiane e Sportit, ngjarje e cila po mbahet për herë të dytë në vendin tonë.

Java Evropiane e Sportit, e cila organizohet nën patronatin e ministrit Kujtim Gashi, do të mbahet në tërë Kosovën, ku do të organizohen mbi 80 aktivitete, për tetë ditë, ndërsa pritet të marrin pjesë rreth 22 mijë persona.

Në Javën Evropiane të Sportit ministri Gashi në fjalën e tij tha “Për 8 ditë, nga sot në Kosovë do të organizohen aktivitete fizike dhe sportive që kanë qëllim aktivizimin e qytetarëve që të mos jenë pasivë por të merren me aktivitete në dobi të shëndetit të tyre, siç është sporti. Java Evropiane e Sportit shënon 5-vjetorin e themelimit nga Komisioni Evropian, me 84 ngjarje në 8 ditë, ku pritet të marrin pjesë rreth 22 mijë persona”, tha ai.

Tutje, ministri Gashi tha se që nga marrja e detyrës si ministër jam i fokusuar që të avancoj sa më shumë sportin në Kosovë, në mënyrë që Kosova të ketë imazh të mirë ndërkombëtar përmes sportistëve tanë.

“Sivjet BE-ja ka zgjedhur të financojë një ngjarje të veçantë, e cila do të mbahet më 27 shtator, në Suharekë. Pres që konkluzionet të jenë në dobi të sportit, temat që do trajtohen uroj të sjellin idetë dhe planet konkrete që do të avancojnë sportin në Kosovë. Që nga marrja e detyrës jam munduar maksimalisht të përmirësoj infrastrukturën sportive dhe të kemi imazh të mirë sportiv në arenën ndërkombëtare”, tha Gashi.

Ministri Gashi foli për të arriturat e Ministrisë për fushën e sportit me ç’rast ai tha se “në mandatin sa kam udhëhequr me Ministrinë e Sportit, përpos investimeve në shumë projekte kapitale, kemi siguruar përkrahje të drejtpërdrejtë për sportistë e talente që Kosova krenohet me ta. Kemi bërë kategorizimin e sporteve dhe federatat dhe ata qysh në fillim të vitit e dinë se sa do të përkrahen nga buxheti i shtetit. Po ashtu, është qartësuar edhe mënyra e avancimit të federatave në kuadër të këtij kategorizimi sipas akteve normative të cilat i ka sponsorizuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”.

Ndërkaq kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, e falënderoi ministrin Gashi për praninë dhe bashkëpunimin që ka treguar në raport me sportin./Infosot/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ambasada shqiptare në Kinë s’ka mjete për t’ua paguar biletat shqiptarëve që ndodhen atje

Ambasada shqiptare në Kinë s’ka mjete për t’ua paguar biletat shqiptarëve që ndodhen atje

Veseli i quan “frikacakë” LVV-në e LDK-në, thotë se shpejt mund të vijë në pushtet PDK-ja

Veseli i quan “frikacakë” LVV-në e LDK-në, thotë se shpejt mund të vijë në pushtet PDK-ja

Pas takimit me LVV’në, Lutfi Haziri për Infosot: Vazhdojmë me bisedime

Pas takimit me LVV’në, Lutfi Haziri për Infosot: Vazhdojmë me bisedime

Takimi përfundon pa marrëveshje

Takimi përfundon pa marrëveshje

Grenell: Do ta finalizojmë me postë elektronike marrëveshjen për hekurudhat

Grenell: Do ta finalizojmë me postë elektronike marrëveshjen për hekurudhat

I teprojnë 30 milionë euro, Shpend Ahmetit kritikohet për menaxhim të dobët

I teprojnë 30 milionë euro, Shpend Ahmetit kritikohet për menaxhim të dobët

Përkujtohet dëbimi i 7 mijë hebrenjve nga Maqedonia e Veriut

Përkujtohet dëbimi i 7 mijë hebrenjve nga Maqedonia e Veriut

Shfaqet udhëheqësi i ri i ISIS-it

Shfaqet udhëheqësi i ri i ISIS-it

Zgjidhet Komiteti Ekzekutiv i ri i FFK-së

Zgjidhet Komiteti Ekzekutiv i ri i FFK-së

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas tërmetit i dërgon telegram ngushëllimi homologut turk

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas tërmetit i dërgon telegram ngushëllimi homologut turk

VV e LDK e nisin takimin

VV e LDK e nisin takimin

Vendi pa qeveri, po dëmton bizneset (Video)

Vendi pa qeveri, po dëmton bizneset (Video)

Mustafa: LDK-ja është e gatshme që marrëveshja të ndodhë sot

Mustafa: LDK-ja është e gatshme që marrëveshja të ndodhë sot

Agim Veliu: Oferta jonë është kryeparlamentari, presidenti dhe 5 ministri

Agim Veliu: Oferta jonë është kryeparlamentari, presidenti dhe 5 ministri

Kurti nga Prizreni: Ky ishte vendtakimi i së premtes me Mustafën, nuk ka ndodhur në Prapashticë

Kurti nga Prizreni: Ky ishte vendtakimi i së premtes me Mustafën, nuk ka ndodhur në Prapashticë

Këto janë masat parandaluese nga IKSHP kunder Coronavirusi, që duhet ndërmarrë në aeroportin “Adem Jashari”

Këto janë masat parandaluese nga IKSHP kunder Coronavirusi, që duhet ndërmarrë në aeroportin “Adem Jashari”