Gani Geci: Jashari – Selimit: Kam me ta nxjerr gabzherrin

E publikuar: 02/03/2016 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gani Geci në një intervistë për emisionin “Interaktiv” në KTV, ka treguar versionin e tij të mosmarrëveshjeve mes Rexhep Selmit dhe Adem Jasharit.

Duke treguar për rikthimin e tij në Polac nga fshati Çirez së bashku me Rexhep Selimin, Geci ka thënë se atje po e priste Adem Jashari së bashku me grupin e tij. Geci ka sqaruar se Adem Jashari ishte i nervozuar për vrasjen e tetë personave dhe ishte përplasur me Selimin në ato momente.

“Jemi kthyer në Polac, ishin kanë ul Ademi, ishin kanë me një Opel Ascona. Aty kanë qenë shumë njerëz. Kur i tregova unë Ademit që janë vrarë tetë veta, ai u nervozua dhe i tha Selmit: ‘Hup dhe që jam gjallë shpirtin kam me ta nxjerrë për hunde’”.

“Ata s’kanë fol sepse Selimi i ka pasur financat dhe armatimin e UÇK-së. I dërgojke Ademit pak armatim. Ai mbeti vet. Derisa ka ndodhur rasti i parë. Ai ju tha mos i sulmoni patrullat sepse juve nuk ju njeh askush, krejt mu kanë me mu gju. Serbët e dinë që unë jam. Ai nuk donte që të luftonte në Skenderaj, sepse e dinte forcën e Serbisë”, ka sqaruar Geci.