Galaxy S10 ndër telefonët e parë me Wi-Fi e së ardhmes

E publikuar: 04/02/2019 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Flagshipët e ardhshëm të Samsung do të vinë me Wi-Fi të gjeneratës së re Wi-Fi 6 (802.11ax). Tre modelet Galaxy S10, përfshirë s10+ dhe një model buxhetor S10E do të sjellin standardin e ri.

Telefonët prezantohet më 20 Shkurt dhe do të jenë ndër të parët me Wi-Fi 6. Ato do të përdorin procesorin Snapdragon 855 të cilit me shumë gjasa do ta shikoni edhe në flagshipët e tjerë Android.

Megjithatë shumë prej nesh ende nuk kanë router wireless Wi-Fi 6 mbase dhe për ca kohë dhe të paktë janë ata që përfitojnë nga avantazhet e Galaxy S10.

Wi-Fi 6 sjell internet më të shpejtë wireless dhe të ulë konsumin e baterisë. /PCWorld Albanian