Galaxy Fold shtyhet për në muajin Qershor

E publikuar: 29/05/2019 19:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka kaluar një muaj që kur Samsung lajmëroi shtyrjen e debutimit të Galaxy Fold, dhe ende nuk kemi një datë debutimi. Pak javë më parë ekzekutivi DJ Koh tha se nuk do të jetë “tepër vonë” dhe përfaqësuesit e kompanisë kishin lënë të kuptohet se në javët në vijim do të ishte i disponueshëm.

Tashmë mediat Koreane thonë bazuar në disa burime anonime të industrisë se telefoni nuk debuton deri muajin e ardhshëm.

Pavarësisht komenteve të përfaqësuesve të kompanisë, data e re e debutimit është shtyrë sepse nevojitet më shumë kohë për të stabilizuar cilësinë e harduerit.

Një zyrtar mësohet të ketë thënë se problemet e Huawei në SHBA dhe impakti që mund të kenë tek telefoni me palosje i kompanisë Mate X mund ti japë Samsung më shumë kohë për të adresuar problemet.

Samsung ka afat deri të Premten për të vendosur për fatin e telefonit me palosje 2,000 dollarësh përndryshe do ti duhet të anulojë të gjitha porositë nëse nuk ka diçka zyrtare.

Raportet sugjerojnë se kompania nuk është tërhequr nga prodhimi i telefonit Galaxy Fold i cili mund të vijë më vonë sesa kishin pritur të gjithë. /PCWorld Albanian