Futbollistja iraniane mund të përfundojë në burg – kërkon azil në Zvicër, pasi është parë duke luajtur futboll pa ‘hixhab’ (Foto)

E publikuar: 13/12/2017 06:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një futbolliste e nivelit botëror ka paraqitur kërkesën për azil në Zvicër, sepse ajo nëse kthehet në shtëpi do të përballet me burg, teksa ka luajtur futboll pa hixhab, me pantallona të shkurtra, në një ndeshje së bashku me meshkuj.

Shiva Amini, që është 28 vjeçare, ishte në një festë personale në Zvicër në muajin mars, kurse federata iraniane e ka zbuluar përmes fotove se ajo barte pantallona të shkurtër dhe luante me meshkuj.

Që nga viti 1979 prej se në Iran erdhi Revolucioni Islamik, barta e hixhabit është e detyruar.

Ajo nuk është më pjesë e kombëtares së Iranit. Amini tani qëndron në Zvicër, pasi ka frikë nga arrestimi nëse kthehet në shtëpi.

“Nuk mund të kthehem në Iran. Do të më arrestojnë në aeroport dhe do të shkoja në burg”, tha fillimisht ajo.

Një qendër e paidentifikuar e azilit është tani shtëpia e saj.  Ajo kërkon të bashkohet me familjen e saj.

Amini shpjegoi se problemet filluan kur ajo ngarkoi një imazh të ndeshjes miqësore në llogarinë e saj në rrjetet sociale.

Ajo foli me njerëzit në FA Iraniane, ku sipas Amini disa treguan mirëkuptim e disa e shihnin atë si një rrezik për Revolucionin Islamik.

“Një zyrtar i lartë më tha se ishte e qartë se po punoja me grupet opozitare dhe anti-islamike”.

“Unë nuk do të rrezikoja përsëri pasi e dua familjen time dhe vendin tim. Unë kisha një jetë të mirë në Iran”.

Ajo tha se nuk mund t’ua tregojë prindërve historinë e plotë për shkak të moshës së tyre të thyer.

“Ata mendojnë se qeveria zvicerane më dha mundësinë për të jetuar këtu si një mësuese sportive”.

Amini çdo ditë tani luan futboll me miqtë e saj. /Telegrafi/