FSK ngrit nivelin e gatishmërisë për mbështetje ushtarake të autoriteteve civile

E publikuar: 17/03/2020 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas situatës së krijuar me koronavirus, Forca e Sigurisë së Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë operacionale për mbështetje ushtarake të autoriteteve civile.

Me qëllim të informimit sa më të afërt, sot në kazermat “Adem Jashari” në Prishtinë dhe në Pomazatin,

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama ka vizituar sot Qendrën Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, ku është njoftuar me planin e gatishmërisë, veprimet e deritashme dhe kapacitetet, të cilat janë vënë në gatishmëri për veprim përballë situatës së krijuar me koronavirus.

Ministri Quni shprehu vlerësimin e lartë për nivelin e gatishmërisë së FSK-së për reagim, me besimin e plotë se FSK edhe në këto rrethana të jashtëzakonshme do të arrijë me sukses të përmbushë detyrën kushtetuese dhe ligjore në mbështetje ushtarak e të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë.