FSK-ja institucioni më i besuar në Kosovë

E publikuar: 27/12/2016 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forca e Sigurisë së Kosovës, është njëri ndër institucionet më të besueshme në Kosovë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED, sa i përket besimit të përgjithshëm gjatë muajve të fundit të qytetarëve të Kosovës, del se Forca e Sigurisë së Kosovës e gëzon besimin më të madh të qytetarëve.

Forca e Sigurisë së Kosovës e gëzon besimin më të madh të qytetarëve me 3.89 për qind, si dhe ka pasur një rritje të vazhdueshme nga qytetarët e Kosovës, pastaj vjen Policia e Kosovës me 3.81.

Kurse Ministri i FSK-së, Haki Demolli, ka pasur një ngritje të besueshmërisë nga qytetarët e Kosovës, me 3.14 për qind.

Forca e Sigurisë së Kosovës është ndër institucionet më të besueshme në vend sipas të gjitha hulumtimeve dhe anketimeve, në pesë vitet e kaluara, dhe lë pas kështu vazhdimisht të gjitha institucionet tjera të sigurisë në nivel vendi.