FSK-ja e gatshme të ofrojë siguri në vend dhe rajon

E publikuar: 19/07/2019 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të ofrojë siguri edhe në rajon.

Ky është konstatimi që e dha sot ministri i Mbrotjes, Rrustem Berisha, në një takim që pati me Komandantin Suprem të NATO-s në Evropë, Tod Ëolters.

Ëolters në këtë takim u informua po ashtu edhe për zhvillimet në ministri dhe në FSK.

Ky është postimi i plotë i ministrit Berisha:

Kisha kënaqësinë të takoj gjeneralin Tod D. Ëolters, Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë (SACEUR).
Gjeneralin Ëolters, e njoftova me zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Gjithashtu njoftova gjeneralin se FSK-ja është ushtri multietnike dhe profesionale, e gatshme për të ofruar e siguri në vend, por bashkë me partnerët tanë edhe në rajon dhe më gjerë.