Franca mposht Anglinë me një lojtar më pak

E publikuar: 13/06/2017 23:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Franca ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore ndaj Anglisë me rezultat 3:2.

Harry Kane kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 9-të, por golat e Umtitit (22) dhe Sidibe (43) ia kthyen avantazhin Francës.

Por ndërhyrja e Varane në minutën e 47-të i kushtoi me të kuq yllit të Real Madrid, dhe rrjedhimisht Harry Kane nuk dështoi nga pika e bardhë (46).

Por Ousmane Dembele ia dha fitoren francezëve në minutën e 78-të ndonëse Franca ishte me vetëm 10 lojtarë në fushë.