Foto/ U infektuan me koronavirus, nëna me foshnjën mposhtin virusin

E publikuar: 05/06/2020 19:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një foshnjë në Kinë ka lindur me antitrupa koronavirusi, të cilat besohet se e kanë origjinën nga nëna e tij që u infektua teksa ishte shtatzënë.

Djali lindi në Wuhan (vendi i origjinës së koronavirusit të ri). Nëna e identifikuar si Xiaoyu, testoi pozitive me koronavirus në fillim të prillit, megjithatë nuk shfaqi simptoma.

Ajo u shtrua për 10 ditë në spital dhe mori trajtimin e nevojshëm. Ndërkaq, së fundmi raportohet se nënë e bir janë larguar nga spitali në të cilën po qëndronin pasi kanë rezultuar negativë në testet e fundit që kanë kryer për COVID-19.