Formacionet startuese: Unitedi kërkon pikë të plota ndaj Newcastle

E publikuar: 06/10/2018 18:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Newcastle Unitedi është kundërshtar i Manchester Unitedit në ndeshjen e javës së tetë në Ligën Premier.

Ndeshja zhvillohet në Old Trafford dhe Djajtë e Kuq do të kërkojnë pikë të plota nga kjo përballje.

Fillimi i sezonit 2018/2019 nuk është ai i prituri për Unitedin në Ligën Premier, duke qenë se deri më tani ka regjistruar tri fitore, një barazim dhe tri humbje.

Në këtë mënyrë, skuadra e Jose Mourinhos pozicionohet në vend të 10 në tabelë dhe numëron dhjetë pikë.

Edhe për Newcastle është një fillim aspak i mirë, pasi që nuk ka asnjë fitore dhe ka arritur dy barazime e pesë humbje, ndërsa mban vendin e 18-të me dy pikë të arkëtuara.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea, Young, Bailly, Smalling, Shaw, McTominay, Matic, Pogba, Rashford, Lukaku, Martial.

Formacioni startues i Newcastle Unitedit: Dubravka, Yedlin, Lascelles, Fernandez, Manquillo, Ritchie, Shelvey, Diame, Kenedy, Perez, Muto.

/Telegrafi/