Formacionet startuese: Baseli i dëshiron pikët ndaj Unitedit

E publikuar: 22/11/2017 19:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Baseli e ka përballë Manchester Unitedin në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Djajtë e Kuq tashmë e kanë siguruar fazën tjetër të garës më të madhe evropiane për klube dhe luajnë për prestigj.

(Foto: Twitter/Basel)

Ekipi zviceran që përfaqësohet edhe nga futbollistë shqiptarë, është në kërkim të pikëve të nevojshme për të vazhduar tutje, prandaj do ta kërkojë fitoren në ndeshjen që zhvillohet në St. Jakob-Park.

Të zgjedhurit e Raphael Wickyt duhet t’i nënshtrojnë taktikat e Jose Mourinhos për të shpresuar për një vend në fazën e eliminimit direkt.

(Foto: Twitter/ManchesterUnited)

Formacioni startues i Baselit:

Formacioni startues i Manchester Unitedit:

Ndeshja tjetër e Grupit A zhvillohet ndërmjet CKSA Moskës dhe Benficas.

Skuadra zvicerane ka pikë të barabarta me Baselin, ashtu që dëshiron vetëm fitore. /Telegrafi/