Formacionet bazë: Interi favorit ndaj Pordenones

E publikuar: 13/12/2017 08:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi është nikoqir i Pordenone Calcio për të zhvilluar ndeshjen e të tetës së finales të Kupës së Italisë.

Nuk ka dyshim se zikaltrit janë favoritë për të vazhduar në çerekfinale të kësaj gare.

Skuadra që bën gara në Serie C është një kundërshtar i lehtë për ekipin e Luciano Spallettit, i cili pritet t’u japë mundësi disa lojtarëve të rinj.

Sidoqoftë, ekipi që luan në ligën e tretë italiane dëshiron që të bëjë befasi kundër Nerazzurrëve.

Formacioni startues i Interit: Padelli, Nagatomo, Skriniar, Ranocchia, D’Albert, Vecino, Gagliardini, Joao Cancelo, Eder, Karamoh, Pinamonti.

Formacioni startues i Pordenones: Perilli; Formiconi, Stefani, Bassoli, Nunzella; Misuraca, Burrai, Lulli; Maza, Berrettoni; Magnaghi.

Në fazën tjetër të Coppa Italia, Interi ka gjasa të luajë kundër Milanit (nëse Rossonerët e mposhtin Hellas Veronan). /Telegrafi/