Forcat afgane i japin fund rrethimit vdekjeprurës në Kabul

E publikuar: 21/01/2018 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forcat afgane kanë përfunduar një rrethim brenda hotelit “Interkontinental” të Kabulit, pasi persona të armatosur kryenë një sulm. Sulmi filloi të shtunën vonë, dhe rezultoi me vdekjen e të paktën 18 njerëzve, duke përfshirë 14 shtetas të huaj.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Najib Danish konfirmoi numrin e të vdekurve të dielën.

Kompania ajrore afgane KAM thotë se 10 njerëz nga stafi i saj u vranë gjatë rrethimit, ndër ta 5 pilotë, si dhe 14 punonjës të tjerë nuk janë gjetur ende.

Dy venezueljanë dhe një numër ukrainasish raportohen të jenë ndër viktimat.

Rrethimi zgjati gati 14 orë gjatë të cilit të pesë sulmuesit ose hodhën veten në erë, ose u vranë nga forcat afgane.