Flamengo nuk dorëzohet, kërkon me çdo kusht qëndrimin e Gabigol!

E publikuar: 15/12/2019 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendës presidenti i Flamengo, Marcos Braz gjatë një interviste deklaroi se beson se bisedimet me Interin për Gabriel Barbosa, i njohur ndryshe si Gabigol do të shkojnë shumë mirë.

23-vjeçari është i huazuar te brazilianët deri më 31 dhejtor dhe nëse drejtuesit e klubit nuk arrijnë të bindin zikaltrit atëherë lojtari do të rikthehet në Europë.

Lidhur me këtë çështje numri dy kampionëve brazilian deklaroi se ai është optimist edhe kur asnjë nuk besonte te Gabigol në fillim të vitit ai tha se kishte besuar te projekti i ndërtuar rreth lojtarit, i cili funksionoi shumë mirë duke i sjellë klubit dy trofe, Kupën Libertadores dhe fitimin e kampionatit.

Braz theksoi se do të bëjnë maksimumin që Gabigol të qëndrojë për një kohë të gjatë me ta dhe se çdo gjë do të shkojë shumë mire me Interin./tch/