Fjalë që të mbushin jetë: Betimi i ushtarit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës

E publikuar: 09/08/2019 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pa kursyer as jetën, të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut.

Fatlum Zhani është pjesëtari më i ri i Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Ai e ka bërë të ditur për miqtë e tij në Facebook, duke publikuar një fotografi të tijën, shkruan lajmi.net.

Ajo që bie në sy në fotografinë e Fatlumit është mbishkrimi i cili transmeton betimin si pjesë e Ushtrisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Si pjesëtar i Ushtrisë së Republikës së Kosovës,

Betohem se do të jem përherë besnik

Luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar i gatshëm që në çdo kohë,

Pa kursyer as jetën, të luftoj për t;i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut.

Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj qoftë i humbur gjaku im.