Fitimi i Telekom Slovenije ra me 22% për nëntë muajt e parë të vitit

E publikuar: 29/10/2018 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Operatori më i madh i telekomunikacionit në Slloveni, Telekom Slovenije, publikoi javën e kaluar një raport financiar zhgënjyes ndërsa fitimet ranë me 22% në 23.5 milion euro nga 26.8 milion euro një vit më parë për periudhën Janar-Shtator 2018.


Grupi i cili ka në pronësi edhe operatorin fiks më të madh në Kosovë IPKO, i dyti në sektorin mobil, shikoi të ardhurat të binin gjithashtu në 542 milion euro.

Telekom Slovenije ka 1.08 milion abonentë në Slloveni dhe 773,507 abonentë në Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë.


Në shërbimet fikse ka 214,831 abonentë në tregun vendas dhe 163,330 në Kosovë dhe Bosnje.

Në total numri i abonentëve u rrit me 2.5% në 1,855,457 abonentë.

Grupi ka 3,564 punonjës. /PCWorld Albanian