Fitimi i Samsung në rënie, bien shitjet e telefonëve

E publikuar: 04/07/2018 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samsung pritet të publikojë fitimin më të ulët prej mëse një viti për tre mujorin e dytë të 2018-ës si rezultat i rënies së shitjeve të telefonëve Galaxy të lënë në hije nga biznesi i çipeve.

Analistët presin rënie të shitjeve të telefonëve për periudhën Prill-Qershor pas një rënie prej 2% tre mujorin e kaluar.

Sundimi i Samsung në tregun global të telefonëve është nën presion pasi iPhone X theu pritshmëritë e kompanisë por edhe analistëve.

Flagshipi i kompanisë, Galaxy S9, i lançuar në muajin Mars sjell shumë softuerë por shumë pak avancime teknologjike.

Ky telefon pritet që të performojmë më dobët sesa Galaxy S8-ta.

Analistët parashikojnë fitim prej 13.3 miliard dollarë për tre mujorin e dytë të vitit, 5.7% më shumë sesa një vit më parë por më pak sesa rekordi prej 13.9 miliardë dollarë. /CIO Albanian