Fillon shiu edhe ngricat e para

E publikuar: 04/10/2016 08:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Javën e parë të tetorit, masa të ftohta ajrore polare nga veriu i kontinentit do të fillojnë të depërtojnë mbi rajon që do të sjellin një paralajmërim të motit dimëror, me reshje shiu dhe rënie të theksuar të temperaturave nën vlera mesatare edhe në vendin tonë. Në vise malore priten edhe reshje bore.

Sipas Prishtina Weather, nga dita e martë do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe rrebeshe shiu kohë pas kohe.

Të mërkurën gjatë mbrëmjes, në vise malore mbi 1000m priten edhe reshje bore.

 Ndërsa ditën e enjte dhe të premte do të mbajë mot i ftohtë, me vranësira të pjesshme, ndërsa në orët e mëngjesit do të ketë edhe ngrica të lehta.

Temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar në të dy vlerat ekstreme, me minimale nga 10C, të hënën, deri në -1C, të enjten, e në vise malore mund të zbresin deri në -5C, ndërsa maksimalet do të zbresin nga 23C deri në 10C.

Era do të fryjë nga ana veriore 3-8m/s.