Fillon rregullimi i rrugëve të Prishtinës (Foto)

E publikuar: 13/04/2015 13:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I pari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar se Komuna e Prishtinës është duke i sanuar gropat nëpër rrugët e kryeqytetit.

Ahmeti ka shtuar se pavarësisht pengesave që sipas tij po i bën kolaiconi qendror PDK-LDK, Komuna e Prishtinës nuk do të ndalet deri në realizimin e projekteve për Komunën e Prishtinës

Ky është postimi i Ahmetit në Facebook

Pavarësisht nga pengesat e shumta që na bëhen nga koalicioni antishtetëror PDK-LDK, pavarësisht nga tendenca që të pengojnë secilin projekt të Komunës së Prishtinës ne po ecim dhe nuk ndalemi. Sot po sanohen gropat në qytet. Kemi filluar me qendrën e qytetit dhe lagjen Pejton. Nuk do të ndalemi asnjëherë deri sa ta bëjmë qytetin ashtu si e duan qytetarët e saj.