Festa e Pashkëve simbol i paqes

E publikuar: 04/04/2015 22:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth 700 besimtarë të fesë katolike, kanë me u mbledhë në Katedralen Nana Tereze në Prishtinë, në meshën e cila shenon nji ndër festat ma të randësishme të krishtenimit.

Pashkët janë kremtimi ma i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike, që kremton Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit, e cila ndodhi, simbas Besëlidhjes së Re, 3 ditë mbas vdekjes së tij në kryq.

Mesha për festën e Pashkëve ka me u shenue të Diellën n’oren 11:00 dhe 18:00, në të gjitha kishat katolike në Kosovë, kurse pritja solemne për urime në rezidencën e Ipeshkvisë në Prishtinë mbahet po ketë ditë nga ora 18:00 deri n’oren 20:00