Fëmija që u arratis nga ISIS: Na thanë se fillimisht duhet t’i vrisnim prindërit tanë

E publikuar: 12/01/2016 22:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Nasir” është me fat. Ai ka arritur të shpëtojë nga duart e ISIS’it, ku ai po trajtohej për t’u bërë një sulmues vetvrasës. Ai është 12 vjeçar.
CNN e ka intervistuar atë duke mos treguar fytyrën dhe emrin e tij. “Nasir” ka arritur të bashkohet me të ëmën në kampin e refugjatëve në Eysan të Kurdistanit, ku të paktën janë të vendosur 15 mijë njerëz të komunitetit Jazidi të cilët kanë arritur të shpëtojnë nga ISIS’i.
“Kishte 60 fëmijë aty ku trajnohesha unë”, thotë Nasir. “Pjesë më e frikshme për ne ishte kur ndodhnin sulmet ajrore. Ata na detyronin të fshihemi nëpër tunele. Ata na thonin se amerikanët, pa besimtarët, po mundohen të na vrasin por ata (ISIS’i) na donte neve. Ata tregoheshin shumë të mirë me ne. Kur na trajonin na thonin se prindërit tanë janë pa besimtarë dhe puna e parë që duhej ta bënim ishte t’i vrisnim prindërit tanë”.
Propaganda e ISIS’it me fëmijë është dokumentuar mjaft deri tani. Javën e kaluar, një video e publikuar tregonte një fëmijë që fliste në gjuhën angleze e ku paraqitej në një video ekzekutimi. Ndërkohë, realiteti prapa kamerave është edhe me i tmerrshëm./Express/