Federer: Tre muaj kam luajtur i lënduar

E publikuar: 23/10/2018 01:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roger Federer ka thënë se aktualisht është i përgatitur maksimalisht për vazhdimin e sezonit dhe garën me më të mirët.

Gjatë këtij sezoni, tenisti zviceran e lëndoi nyjën e dorë dhe përkundër lëndimit, ka luajtur në Ëimbledon dhe më vonë edhe në turnetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Roger Federer (Foto: Kevin Lee/Getty Images/Guliver)

“Tash nuk kam asnjë problem me shëndetin. Ka qenë ndryshe në disa muajt e fundit pasi e lëndova dorën në sezonin e barit. Janë dashur tre muaj që të shërohet”, ka thënë Federer për Sonntag Zeitung.

37-vjeçarin e pret turneu në Bazel, ndërsa para kësaj ngjarje ka bërë stërvitje me Stan Wawrinkan, i cili po ashtu është lënduar dhe është tërhequr nga turneu.

“Kur e lëndoni dorën ose nyjën e dorës, gjithmonë nevojitet kohë. Ndjehesha keq, prandaj tash jam i lumtur që gjithçka është në rregull”, ka shtuar zvicerani.

Roger Federer (Foto: Kevin Lee/Getty Images/Guliver)

Xhiron e parë në turneun e Bazelit, Federer do ta zhvillojë ditën e martë.

“Nëse humb në raundin e parë të martën, sërish do të jetë gjithçka ndryshe. E kam fituar këtë turne tetë herë, mirëpo secilën herë duhet ta kuptoj se ky është turne i ri”, ka theksuar Roger. /Telegrafi/