Federata Evropiane e Karatesë kërkon që Kosova të jetë pjesë e Evropianit në Serbi

E publikuar: 09/05/2018 18:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata Evropiane e Karatesë ka thënë se po mundohet që të garantojë pjesëmarrjen e Kosovës në Evropianin që do të mbahet nga nesër në Novi Sad të Serbisë.

Ekipi kosovar nuk u lejua të hynte në Serbi sot në mëngjes, ndërsa tash është nisur në tentativën e dytë për të marrë pjesë në kampionat.

“Ne jemi duke punuar që të sigurojmë pjesëmarrjen e të gjithë atletëve në turne. Politika e FEK-ut gjithmonë ka qenë që turnet tona të jenë të hapura, të qasshme dhe ne do të vazhdojmë të promovojmë pjesëmarrjen për të gjithë në ngjarjet tona ”, thuhet në një njoftim për media të FEK-ut.