Fatmir Sejdiu niset drejt kreut të LDK’së

E publikuar: 17/05/2015 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-Presidenti Fatmir Sejdiu është votuar nga të gjithë delegatët e Degës së Dytë në Kuvendin Zgjedhor duke e hapur rrugën për t’u zgjedhur në krye të LDK’së.

Dega e Dytë e LDK’së i ka zgjedhur 12 delegatë që do të shkojnë në Kuvendin e VIII Zgjedhor të LDK’së.

Këtyre delegatëve iu prin Fatmir Sejdiu, i cili ka marrë të gjitha votat e kësaj dege.

Fillimisht është propozuar të votohet me aklamacion, por Sejdiu ka kërkuar që të votohet dhe nëse dikush prej delegatëve është kundër të deklarohen me votë.

Fatmir Sejdiu ende s’e ka zyrtarizuar kandidaturën për të udhëhequr LDK’në, por ai ka thënë se është i gatshëm të udhëheq me Partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova nëse elektorati e kërkon.

Për kreun e LDK’së pritet të jenë kandidatë edhe Isa Mustafa, Arben Gashi, Vjosa Osmani etj./rtk/