Fatmir Rexhepi, dorëheqja ime ishte e drejtë, UNMIKU përdori forcë të panevojshme

E publikuar: 10/02/2016 20:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ministri i brendshëm në kohën e protestës së 10 shkurtit 2007 të organizuar nga Vetëvendosja në një intervistë në RTK ku ishte i ftuar foli për dorëheqjen e tij të atëhershme nga pozita e ministrit të punëve të brendshme.

Fatmir Rexhepi ngushlloi poashtu familjen e Arben Xheladinit e Mon Balajt dhe kryesinë e VV-së për humbjen e bijëve dhe kolegëve të tyre.

Sipas tij dorëheqja e tij ishte akt moral dhe politik për shkak të vrasjes së 2 të rinjëve dhe 83 të plagosurve të tjerë në protestën e 10 shkurtit 2007.