“FAK-u në këmbim të Asociacionit” (Video)

E publikuar: 29/05/2016 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shndërrimi i Forcës se Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura po shihet si vështirë i mundshëm. Qëndrimi i Listës Serbe karshi themelimit të Ushtrisë së Kosovës mund të ndryshojë vetëm nëse bëhet ndonjë pazar më çështjen e Asociacionit ose themelimin e ndonjë komune të re serbe.

Të paktën kështu vlerësojnë zyrtarët e opozitës dhe njohësit e çështjeve politike. Në anën tjetër, në Qeveri nuk kanë ndonjë koment karshi këtij kushtëzimi. Faton Abdullahu, këshilltar politik i kryeministrit Isa Mustafa, thotë se themelimi i FAK-ut është shumë i rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen në rajon.

Për më shumë, ndiqeni kronikën e përgatitur nga Tribuna Channel: