Facebook tërhiqet nga etiketimi i lajmeve të rreme

E publikuar: 23/12/2017 06:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Facebook nuk do të paralajmërojë më përdoruesit për lajmet e rreme të shpërndara në platformë dhe tha se qasja nuk ka funksionuar.

Në Dhjetor të 2016-ës sajti filloi të paralajmëronte përdoruesit për artikujt që etiketoheshin të rremë nga verifikues të palëve të treta.

Megjithatë një hulumtim sugjeron se kjo nuk ka funksionuar. Tani e tutje në vend të që etiketojë artikuj e rremë, rrjeti social do të sugjerojë artikuj të verifikuar si të vërtetë.

Sipas Facebook, që me sukses kishte testuar këtë të dytën, edhe pse klikimet në artikujt e rremë nuk ranë, kishte një tendencë që të shpërndaheshin më pak.

Kritikët thonë se rrjetet sociale duhet të përballen me autoritetet rregullatore nëse nuk arrijnë me sukses të adresojnë përhapjen e keqinformimit dhe propagandës në platformat e tyre.

“Ajo që Facebook po përpiqej të bëjë është të konsiderohet si një publikues në vend të një platforme,” shprehej profesori i gazetarisë nga Universiteti i Kentit Tim Luckhurst për BBC-në. /PCWorld Albanian